Aksident i rëndë, automjeti merr para të moshuarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korcës tek vendi i quajtur “Dritat e Verdha”.

Një automjet ka përplasur të moshuarin me bicikletë. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca.

I moshuari është dërguar me urgjencë në spital,ku është nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në një nga segmentët më të rrezikshëm të qytetit ku janë regjistruar një numër i madh aksidentesh.


Shtuar 11.08.2020 16:00