A do të japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet? Rama habit me përgjigjen e prerë

Me bindjen e plotë se nuk do të humbas në zgjedhjet e ardhshme, Rama theksoi se nuk do të jap as dorëheqjen si kryetar i PS-së pas zgjedhjeve të 2021, pasi do të jetë i detyruar të vijojë punën.

“Unë nuk do i humbas zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të jap dorëheqjen si kryetar i PS-së sepse do të jem i detyruar të vijoj punën.

Nuk flas kurrë me nëse, se ka edhe një shprehje që flet për hallën dhe xhaxhanë edhe… kohë është shumë e shtrenjtë për t’u humbur me nëse”, deklaroi Rama.


Shtuar 31.07.2020 21:56