A do mbyllet kufiri me Italinë? Manastirliu tregon detajet

Italia është mbërthyer nga koronavirusi. Pak më herët, Ministria e Shëndetësisë raportoi se për tetë rastet e dyshuara rezultuan negative.

Ministrja Ogerta Manastirliu foli në “Open” për koronavirusin, ku tha se Shqipëria po bën kontroll të kufijve 24 orë në 7 ditë të javës. Ajo konfirmoi ndër të tjera se aktualisht nuk ka vend për të krijuar panik tek qytetarët.

Rumania ka mbyllur linjën me Italinë, a duhet ta mbyllim dhe ne këtë linjë?, e pyeti Eni Vasili.

“Çdo vendim që do e marrim bashkë me Task Forcën në raport me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, u shpreh Manastirliu.

OBSH-ja kërkon transparencë, cili është vendi i vendosur për karantinën?, e pyeti Eni Vasili.

“Ne jemi transparent. Nuk ka vend për të krijuar panik tek qytetarët. E kemi vendosur për vendin e karantinës. Ai mund të jetë strukturë spitalore ose jo. Çdo gjë do vijë me kohën”, u përgjigj ministrja.

Italia tashmë renditet si vendi i tretë për numrin e të infektuarve në të gjithë botën, pas Kinës dhe Koresë së Jugut. Kujtojmë që në Itali, koronavirusi është shfaqur prej të premtes që lamë pas.


Shtuar 24.02.2020 21:10