9 vite më parë mori plumb në dorë, gazetari i lënduar më 21 janar tregon edhe sot pasojat

Sot, janë bërë 9 vite nga ngjarja e rëndë më 21 Janar ku 4 njerëz u vranë gjatë një proteste të opozitës të asaj kohe, më në krye Edi Ramën.

Pas 9 vitesh, gazetari i plagosur më 21 janar, Fatos Mahmutaj ka treguar shenjën që i la plumbi në dorë.

Gjatë një lidhje me Skype në emisionin ‘Shqipëria Live’, Mahmutaj tregon se për shkak të plumbit që e ka marrë në dorë, gishti tregues nuk e kryen funksionin e tij të plotë.

“Ja në gishtin tregues ka një shenjë të ngritur. Ja ku dallohet. Kjo është vrima hyrëse mes dy gishtave, Për shkak të kësaj, gishtin tregues se kam në përdorim 100%. Herë pas herë më bllokohet. Këtu më bënë ndërhyrje kirurgjikale dhe plastike,”-tha gazetari. /albeu.com/


Shtuar 21.01.2020 17:57