810 viktima, ky vend regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi sot

India është shteti që ka regjistruar më shumë viktima nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Worldometers, ditën e sotme në Indi janë konfirmuar 810 viktima dhe mbi 65 mijë raste të reja me COVID-19.

Që prej shpërthimit të pandemisë, India ka regjistruar më shumë se 65 mijë viktima nga pandemia. Gjithashtu, ajo mban vendin e tretë në botë për numrin më të lartë të rasteve (pas SHBA-ve dhe Brazilit), plot 3.684.339 raste.

Vendi i dytë që ka shënuar më shumë viktima gjatë 24 orëve të fundit është Meksika, plot 339 vdekje. Më pas renditet SHBA me 207 viktima dhe Irani me 109 persona të vdekur.

Më shumë se 25.5 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 852 mijë persona kanë humbur jetën.


Shtuar 31.08.2020 19:18