51 “shpirtra”, Kongresi i PS-së nis me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit

Dita e dytë e Kongresit të PS ka nisur me nderime për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ku kreu i grupit parlamentar socialit Taulant Balla ka ftuar pjesëmarrësit për 1 minutë heshtje.

“Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar, ju ftoj të gjithë të çohemi në këmbë në nderim të viktimave të 26 nëntorit”.

Tërmeti mori 51 jetë dhe la shumë shqiptarë pa një strehë mbi kokë.


Shtuar 29.02.2020 09:37