19 vjeçari “terrorizon” dy të rinjtë në Durrës, tenton t’i vrasë me thikë

Një 19 vjeçar ka tentuar të vrsë me thikë dy të rinj të tjerë në Durrës.

Këta të fundit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme ndërkohë që 19 vjeçari është vënë në pranga.

Njoftimi i Plotë

Plagosi me thikë 2 shtetas, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 22.05.2020 07:54