16 vjeçarja në Berat u infektua me koronavirus, dalin rezultatet për familjarët e saj

Një 16-vjeçare është rasti i ri i konfirmuar me koronavirus në Berat.

Burime për abcneës.al bëjnë të ditur se kanë dalë rezultatet e familjarëve të 16-vjeçares, si dhe stafit mjekësor të ambulances së fshatit Kostren.

Mësohet se të gjithë tamponët e marra kanë dalë negative.

Kujtojmë se e reja ka patur temperaturë dhe rrjedhimisht ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas bërjes së testit konstatuan se ishte pozitive. Nuk dihet ende se si u infektua 16 vjeçarja.


Shtuar 26.04.2020 16:56