15 shtetas të prekur vetëm sot! Punonjësi i AKU me COVID-19 infekton të gjithë familjen në Durrës

COVID-19 në 24 orët e fundit ka marrë sërish 6 jetë dhe ka infektuar 127 shtetas.

Në Durrës 10 nga 15 personat e raportuar nga ministria e Shëndetësisë si pozitiv me Covid-19 janë në tre familje, ndërkohë që njëra prej këtyre familjeve e përbërë nga 4 anëtarë e kanë marrë virusin nga kryefamiljari që punon në AKU-në e qytetit bregdetar.

Ndërsa dy familjet e tjera të infektuara janë me nga tre anëtarë secila dhe ende është e panjohur rruga përmes së cilës e kanë marrë infeksionin por që dyshohen se janë kontakte të personave të konfirmuar më parë.


Shtuar 6.08.2020 15:34