15 konflikte të pashuara mes familjeve, si u ekzekutuan 2 vëllezërit në Krujë

“Nuk ishin djem të këqij, dukeshin djem shumë të mirë, por të rinj janë dhe nuk e di sesi mund të ketë rrjedhur ngjarja…”

Pak ditë më parë në Gramëz u ekzekutuan dy vëllezër, Gramoz dhe Xhontil Bardhi.

Banorët shprehen të tronditur dhe shprehen se kjo ngjarje duhet të ishte shmangur e familjet duhet ta kishin sheshuar konfliktin, i cili e ka zanafillën që nga viti 2005.

Ata kanë konsideratë të lartë për të dyja familjet e përfshira në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa krimin e konsiderojnë “punë të rinjsh”.

Të pyetur rreth motiveve të ngjarjes, fqinjët dhe banorët e fshatit tregohen të rezervuar, duke theksuar se nuk kanë dijeni, edhe pse dihet që në Gramëz ka 15 konflikte të hapura mes familjes Bardhi e Pula.

Nuk ishin djem të këqij, dukeshin djem shumë të mirë, por të rinj janë dhe nuk e di sesi mund të ketë rrjedhur ngjarja.

Të parët thoshin se po të kryeje një vrasje, duheshin “12 penë buaj”, nuk duheshin buaj vërtet, por ishte thjesht ideja për të treguar se sa shumë rëndësi ka jeta e njeriut e se sa duhet të mendohej para se të kryeje një vrasje dhe duhet të ketë shume logjikë para se të veprojë, por punë të rinjsh”, shprehet njëri prej banorëve.


Shtuar 6.06.2020 11:50