117 viktima nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të shëruarve

Italia ka shënuar 117 viktima nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 33.072 deri më sot. Pavarësisht luahtjeve numri i të vdekurve vijon të mbetet i ulët në Itali.

Deri më sot janë 231 mijë persona të infektuar nga Covid-19, ndërkohë që 147 mijë persona janë shëruar.

Sot Italia ka 50.966 raste aktive me koronavirus. Prej dy javësh rastet aktive janë në ulje.


Shtuar 27.05.2020 16:16