Zgjidhet misteri, kush është ish-missi që shoqëronte Flori Mumajesin mbrëmë (FOTO LAJM)

Flori Mumajesi dhe “flutura” e tijë kanë vjedhur vëmëndjen në festëne ditëlindjes së Arilena Arës.

Tashmë vajza që u përfola aq shumë krah Flori nuk është më sekret.

Ajo quhet Arnita Beqiraj, është nga Vlora dhe ka fituar titullin e Miss Shqipëria në vitin 2010, shkruan Iconstyle.

Arnita sot është e njohur si drejtore e një sërë programacioneve të TV Klan, nga “Miss & Mister Albania” X Factor” te “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me” apo “Në kurthin e Peter Pan”.

Bukuroshja u shfaq mbrëmë në festën e Arilenës në një foto shumë pranë Florit, i cili po përpiqej t’i rregullonte diçka ndërkohë që kishte dhe një cigare në gojë!

Nuk e dimë nëse dyshja kanë një marrëdhënie më tepër sesa shoqërore, por dje gjithë mbrëmjen është përfolur për një vajzë të quajtur Flutura.

Ka qenë moderatori Labinot Gashi ai i cili e ngacmonte kantautorin gjithë kohës për Fluturën!

Ai publikoi disa foto dhe video të Florit me Arnitën, me të cilën kantautori qëndronte shumë afër!

Madje të gjithë vendosën t’i drejtohen asaj si “Flutura” dhe nuk e dimë nëse ky ishte një kod mes miqsh që i referoheshin vajzës në fjalë apo edhe diçkaje tjetër (një titulli kënge mbase).

Ndoshta Arnita ndodhej thjesht në tavolinë me Florin, ose mes tyre vërtet ka diçka! Gjithsesi, ne jemi në pritje të një reagimi nga palët, pasi rrjeti dhe fansat po çmenden pas këtyre fotove!


Shtuar 17.07.2020 10:39