Tronditen fansa, këngëtari 28-vjeçar ndahet prapritur nga jeta (FOTO LAJM)

Ylli i Korean Pop, Yohan është ndarë papritur nga jeta në moshën 28-vjeçare. Vdekja e këngëtarit ka tronditur fansat e tij.

Në postimin e tij të fundit në Instagram më 31 maj, Yohan publikoi një foto në plazh me përshkrimin: “Dua të udhëtoj”.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së këngëtarit.

Yohan e bëri debutimin e tij me grupin e djemve NOM. Pasi grupi u shpërnda, ai u bashkua me TST në 2017 si vokalist.


Shtuar 17.06.2020 14:06