Tha se ishte single, aktorja e njohur fotografohet në plazhë krah 49 vjeçarit (FOTO LAJM)

Aktorja Jennifer Aniston e ka nisur vitin 2020 në Meksikë, ku po shijon pushimet në njërin prej plazheve të vendit.

Ajo është fotografuar veshur me bikini dhe të gjithëve na ngelën sytë tek trupi i saj bombë!

Megjithëse 50 vjeç, ajo duket ende si në të 20-at e saj dhe një gjë të tillë duhet ta mendojë edhe kolegu i vetë aktores, Will Speck, me të cilin ajo po kalon pushimet.

Dyshja u fotografua në Meksikë teksa shijonin jo vetëm plazhin, por edhe shoqërinë e njëri-tjetrit.

Burime pranë Aniston kanë treguar se ata janë takuar që në vitin 2016 dhe raportet e tyre kanë mbetur mjaft të mira që asokohe.

Madje, Speck përmbush kërkesat që aktorja kërkon tek një mashkull dhe ky mund të jetë një fillim i mirë mes tyre për nisjen e një romance të re.


Shtuar 3.01.2020 11:31