Super performancë në Super Bowl, Shakira dhe Jennifer Lopez nuk do të paguhen (VIDEO)

Më shumë se vetë ndeshja, në Super Boël tërhoqi vëmëndje dhe u lakua në të gjitha mediat performanca e Shakirës dhe Jennifer Lopez.

Megjithatë, të gjithë mund të habiten kur të mësojnë se këngëtaret nuk do të marrin si shpërblim asnjë çek të majmë për performancat e tyre. Teksa të dyja, si Shakira si J.Lo kanë bërë miliona dollarë në turet e tyre, kanë vendosur të heqin dorë nga pagesa në këtë spektakël.

NFL mbulon kostot e prodhimit, të tilla si ndriçimi dhe piroteknika. Marc Ganis, konsulent i firmës Sportscorp tha për Forbes se të dyja këngëtaret kanë vendosur të performojnë falas , madje, kanë marrë përsipër të paguajnë vetë edhe kostot e produksionit, për shkak të ekspozimit të madh që kjo shfaqje u jep këtyre figurave.

Ai shtoi:

Edhe emrat më të mëdhenj kanë nevojë të promovojnë veten etyre në mënyrë të vazhdueshme. Shfaqja e Super Boël është koncerti më i madh dhe i vetëm për të promovuar artistët e mëdhenj në planet”.


Shtuar 4.02.2020 10:13