Super festë në karantinë, sa vjeç mbush sot Bieta Sulo (FOTO LAJM)

Ditën e sotme moderatorja e njohur, Bieta Sulo, feston 35-vjetorin e lindjes. Ajo është zgjuar plot dashuri nga bashkëshorti dhe vogëlushi i saj, Kroi Art.

Bieta ka ndarë foto duke luajtur me Kroin pranë tortës dhe ëmbëlsirave dhe duket mjaft e lumtur.

“Dhe na gjeti kështu kjo ditë e vitit të 35-të..”, shkruan Bieta në postimin e saj në ‘Instagram’. Edhe pse ditët në karantinë vazhdojnë dhe ditëlindjet janë ndryshe nga çdo vit, Bieta shfaqet mjaft e emocionuar pranë vogëlushit të saj, i cili e bën kêtë ditë edhe më të bukur për moderatoren.


Shtuar 9.04.2020 15:22