Stresi “thumbon” Noizyn për albumin e ri? (FOTO LAJM)

Noizy sot publikoi albumin e ri. “Epoka”, titullohet albumi që Noizy e lansoi sot, pas paralajmërimit që i kishte bërë kohë më parë.

Për këtë album, reperi ka pranuar komente të shumta nga fansat e tij si dhe kolegët e estradës.

E një prej reperëve duket se e ‘thumboi’ me anë të një postimi që bëri në Instagram, ani pse nuk ka përmendur emër.

Bëhet fjalë për Stresin, i cili në një positm që bëri në InstaStory tha se nuk bëhet repi në këtë mënyrë.

“2 b**e dashi i meritoni per projektet qe po bini o staraaaaa a ky eshte rrepi???? Kshtu i thuni vetes mar mirt”, ka shkruar ai.

Përveç Stresit, edhe disa postime të Feros supozohet të jenë dedikime për Noizyn, madje pritet që t’i bëjë edhe ‘diss’.


Shtuar 3.04.2020 20:54