Sophia përgënjeshtron mediat turke për ndarjen nga Karius

Mediat sportive dhe ato rozë në Turqi kishin raportuar ditët e fundit për një ndarje mes portierit të Besiktaris Loris Karius dhe modeles së njohur Sophia Thomalla, por vetë kjo e fundit ka përgënjeshtruar menjëherë gjithçka.

Nëpërmjet një reagimi në Instagram, Sophia konfirmoi se vijon të jetë ende në lidhje me Karius, madje më e lumtur se kurrë, ndërsa i quajti mediat si të rreme dhe me synim për të shpërqendruar gardianin gjerman.

Loris Karius është në pronësi të Liverpoolit, por pas gafave në finalen e Champions Leagues në 2018-ën, u huazua për dy sezone te turqit e Besiktas, ku e kanë ndjekur pas sërish gabimet e bujshme.


Shtuar 7.02.2020 21:43