Shqiptarja korr sukses, 1 milion klikime në 24 orë (VIDEO)

Melinda Ademi është në pak kohë arriti të bëhej një ndër reperet më të suksesshme të tregut muzikor shqiptar.

Së fundmi, ajo ka publikuar projektin e saj më të fundit të titulluar “Nashta”. Kënga duket se ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm pak orë nga publikimi, pasi në një ditë të vetme ka arritur të kapë shifrën prej 1 milion shikimesh.

Këtë sukses të orëve të para, reperja e ka ndarë dhe me ndjekësit në Instagram, krahas së cilës shkruan: “1 milion shikime në Youtube në një ditë. Faleminderit shumë, Melinda ju don.”

Ndërkohë sipas Billboard Albania, kënga është kthyer në tred edhe ne disa vende të Europës.

Është përfolur gjithashtu se reperja pritet të vijë edhe me një bashkëpunim këtë verë me Nora Istrefin. Megjithatë, dy artistet nuk kanë konfirmuar asnjë detaj se kur pritet të lançohet kënga.


Shtuar 26.07.2020 09:45