“Kam marrë kredi, e kam nisur me 10 mijë lek të falura nga daja…”
Këngëtarja shqiptare Samanta Karavello është shprehur se ka marrë një kredi për të realizuar klipin “Le të jetë”.
Të lidhura
None found
E ftuar në emisionin “treshat”, Karavello tha se ka qenë në fillimt e saj dhe se nuk kishte para për klipin, dhe se për këtë arsye u detyrua të futej në borxhe.
“Lekë borxh nuk kam marrë por kredi kam marrë. Ka qenë klipi “Le të jetë”.
Shiko u bënë shumë vite që jam pjesë e këtij profesioni dhe sikur pak lekë të ksiha mënjanë që nga koha kur e kam nisur…unë e kam nsiur me 10 mijë lekë, në concert me Sinanin.
M’i dha daja në formë simbolike. Më pas kam marrë nga 50 mijë lekë nëpër koncerte. I zura ngushtë prindërit e mi por tani është shlyer kredia.
E lashë mamin të merrej me atë punë. Kam një profesion të ngritur mbi sakrifica,”- tha Samanta.
E pyetur se sa fiton tani nëpër koncerte, Samanta tha : Diku tek 200 mijë euro shkon rrumbullak, në vit!
