Pra është trendi i verës? Loredana dhe Rita Ora bëjnë “xing” me flokët (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë, Loredana ndryshoi look-un dhe nuk vonoi shumë që flokët e verdhë e të shkurtër t’u krahasonin me ato të protagonistes në klipin “Madonna” të Mozzik.

Por, e vërteta është se reperja thjesht vendosi të sillte një risi në pamje.

Nga ana tjetër, një model pak a shumë të ngjashëm ka zgjedhur edhe Rita Ora së fundmi.

Këngëtarja i ka thënë ‘mirupafshim’ për disa kohë flokëve të gjatë, duke sjellë një frymë të viteve ’90-’00 me ndryshimin e fundit. Duket se kjo tendencë është kthyer në të preferuarën e momentit dhe po, jemi në pritje të të tjera vajzave të njohura që të bëjnë të njejtën gjë.

Fillimisht, pamë gërshetat extension si trendin e momentit, por vera është e gjatë dhe do kemi jo pak për të parë. Zgjedhjet e Loredanës dhe Rita Orës, në fakt, janë idealet për ditët e nxehta. Vajzat e dinë shumë mirë se ç’do të thotë të kesh flokë të gjatë në mes të vapës.

Por, mjafton pak kreativitet dhe prerja shkurt do t’ju dhurojë një pamje siç keni ëndërruar gjithmonë. Këngëtaret do t’ju frymëzojnë.


Shtuar 7.07.2020 09:18