Po bën namin në rrjet, Justin Bieber përmend Selenën në këngën e fundit (VIDEO)

Dy ditë më parë Drake dhe Dj Khaled sollën këngën e tyre “Pop star” me pjesëmarrjen e Justin dhe Hailey Bieber.

26-vjeçari sipas fabulës së këngës bën një jetë të shfrenuar, me femra, alkool dhe luks të tepruar, të paktën deri në momentin që zgjohet dhe kupton se ishte e gjitha një ëndërr, ose kështu mendon ai.

Kënga nis me Drake dhe Khaled që përpiqen të gjejnë ide të ndryshme për realizimin e klipit, dhe më pas del Justin i sapo zgjuar në një shtrat me femra përtokë.

Justin ecën nëpër korridore i ndjekur nga një roje sigurie, me një shishe shampanjë në dorë dhe varse diamanti në qafë.

Ai zbret në katin ku mbahet festa dhe më pas e gjen veten në një studio duke regjistruar këngën e re. Në fund Justin zgjohet pranë bashkëshortes së tij aktuale Hailey Bieber, dhe kupton se ishte e gjitha një ëndërr deri sa merr një telefonatë nga Drake që e fut në dyshime.

Aktualisht kënga është e para “on trending” në You Tube dhe është pëlqyer shumë nga fansat.

Mirëpo, nëse ju ka shpëtuar, në tekstin e Drake, përmendet edhe Selena Gomez dhe emri i saj del edhe nga goja e Justin-it i cili është gjatë gjithë kohës në sinkron me këngën.

“Look, Ariana, Selena, my Visa.” thuhet në këngë.

Ky detaji nuk është pritur mirë nga fansat e Selenës, duke e cilësuar atë si një gjest për vëmendje dhe të sikletshëm.

Nga ana tjetër nuk ka ende asnjë reagim nga Selena dhe jemi shumë kuriozë të dimë se çfarë mendon.

Hailey ndërkohë nuk është bezdisur nga ky detaji, duke marrë parasysh faktin se është edhe në klip, në të kundërt do mendonim ndryshe.


Shtuar 5.09.2020 20:45