Thaçi i drejtohet popullit: Historia nuk mund të rishkruhet nga askush

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë sot me një deklaratë për të shpjeguar se çfarë ndodhi gjatë intervistimit në Hagë.

President i Kosovës se ka garantuar se cilado qoftë rrjedha e kohëzgjatjes dhe rrjedhës së procesit të tij në Hagë historia nuk preket dhe rishkruhet.

Ai thotë se procesi i tij është në vazhdën e përbaltjes de akuzave ndaj UÇK-së që ka një rol të patjetërsueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës.

”Historia nuk mund të rishkruhet nga askush. Ju them që ky process nuk mund të rishkruajë këtë histori, sepse është vulosur me gjakun dhe sakfrificën e një populli me liri.

Cilido qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja, historia e fitimit mbi një pushtues do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush.

Ky procesi i radhës është në vazhdën e shpifjeve dhe akuzave ndaj UÇK. Por ky process do vulosë rolin historic të UÇK-së si një rol i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këto përbuzje ndaj Kosovës e shqiptarëve, represioni deri në masa gjenocidiale, do të jetë një nga faqet më të errëta që nuk do rishkruhet në Kosovë.

Unë që pata rol në shtetformimim e Kosovës. Ndjehem më fort i sigurt për sakrificën personale për zbardhjen e kësaj historie 22 vjeçare. Një histori e mbushur me lëndime dhe akuza ndaj bashkëluftëtarëve të mi.”- tha Thaci.


Shtuar 18.07.2020 18:11