Nuk mungoi as në Oscar 2020, Valdrin Sahiti “vesh” një tjetër sukses ndërkombëtar (FOTO LAJM)

Të gjithë mezi e kanë pritur ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2020”. Ashtu si ndodh gjithmonë, një rëndësi e veçantë i është kushtuar veshjeve.

Stilistët e yjeve u kujdesën deri në detajin më të vogël për t’i bërë të shkëlqenin në tapetin e kuq. Ndërsa nuk ka ka kaluar pa vëmendjense Valdrini Sahiti ka veshur një tjetër personaZh të njohur në çmimet “Oscar”. Bëhet fjalë për prezantuesen bukuroshe Kristin Cavallari e cila ka vendosur t’ja besojë Valdrinit këtë dalje kaq të rëndësishme.

Për aktoren e ëmbël, ai ka zgjedhur një fustan saten, bojëqielli deri në fund të këmbëve. Tashmë nuk ka më dyshim se fama e Valdrinit i ka kaluar kufijtë shqiptarë.


Shtuar 10.02.2020 11:47