Nuk është hera e parë, Justin Bieber bashkëpunon më një shqiptar (VIDEO)

Na kishin munguar prej vitesh këngët e tij, por 2020-ta po vjen me surpriza të mëdha nga Justin Bieber.

Këngëtar po vjen super i frymëzuar, me projekte të reja të cilat jemi të bindur që do të kthehen në hite.

Mirëpo, e dinit se për këngët e albumit të tij të ri, Justin po punon me një shqiptar?

Në fakt, për videot e animuara të këngëve të rij të reja po punon shqiptari nga Kosova, Arben Vllasaliu.

Arbeni është tepër i zoti në punën e tij dhe talentin e ka reflektuar edhe në videon e parë të Justin Bieber, të cilën e lançoi disa orë më parë në Youtube.

Videoja e këngës së titulluar “Yummy” nuk është bashkëpunimi i parë dhe i vetëm i Arbenit me këngëtarin, pasi të gjitha videot e tjera të Bieber i janë besuar shqiptarit.

Këngëtari ka lajmëruar se albumi i tij do të dalë shumë shpejt, ndërsa ne jemi krenarë që në këtë projekt të madh që do të përhapet në të gjithë botën po punon edhe një shqiptar.


Shtuar 3.01.2020 13:33