Një tjetër shqiptare që na bën krenare, ish-missi merr nismën humane (FOTO LAJM)

Samantha Sarelli, është vajza shqiptaro-amerikane që ka fituar “Miss Connecticut Teen USA 2020” dhe që do të drejtojë një forum virtual për çështjen e trafikut njerëzor.

Veprimtaria do të bëhet në bashkëpunim me OKB-në që ka shpallur Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Personave.

Synimi është që të rritet ndërgjegjia e opinionit publik për këtë problem të vazhdueshëm shkruan tema.

Samantha do ta drejtojë forumin ku do të flasin disa ekspertë të kësaj fushe. Ajo ka edhe një seri videosh në platformat e saj të medias sociale “Trafiku njerëzor: Viktima të heshtura” (Human Trafficking: Victims Without Voices).

Si shqiptaro-amerikane e brezit të parë, ajo është krenare për familjen dhe trashëgiminë e saj shqiptare.


Shtuar 28.07.2020 10:28