Morena Taraku le pa fjalë rrjetin, pranon publikisht lidhjen (FOTO LAJM)

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur Morena Tarakut. Disa faqe në Instagram kanë publikuar biseda duke pretenduar se kanë folur me këngëtaren e njohur.

Këto biseda të sajuara, i ka mohuar vetë Morena dhe për më tepër ka bërë ironi me to.

Të lidhura

None found

Por ndër të tjera, Morena Taraku ka marrë shkak nga këto gjëra që të japë detaje nga jeta e saj.

Ajo ka treguar që është në një lidhje dhe madje shumë e lumtur.

“Edhe meqë ra fjala, jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot’, ka shkruar Morena, ndërsa nuk ka treguar asnjë detaj tjetër se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën.

Para disakohësh Morena Taraku ka qenë e lidhur me miliarderin iranian, Sasha Sobhan, me të cilin i dha fund pak muaj pasi u zbulua nga mediat.

Ai është djali i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.


Shtuar 22.05.2020 07:23