Mjekët nuk i dhanë shpresë, Lyrical Son tregon si lutjet e shpëtuan bashkëshorten nga aborti (VIDEO)

Reperi i njohur kosovar, Lyrical Son ka qenë pasditen e djeshme në një lidhje direkte me emisionin e pasdites ‘Ftesë në 5’ së bashku me partneren dhe fëmijët e tij.

Festimi tregoi se si kanë shkuar këto ditë për familjen e tij dhe nuk mohoi dëshirën për të pasur shumë fëmijë, ndonëse partnerja e tij donte vetëm 3 fëmijë.

Nga kjo bisedë, reperi tregoi për herë të parë se si mjekët e kanë shpëtuar një prej shtatzënive të parteneres pasi ajo rrezikonte te abortonte.

Lyrical Son shtoi se është lutur shume dhe se ka qenë një mrekulli e zotit edhe sipas mjekëve që gjithçka shkoi mirë.
Plot të qeshura reperi pohoi dhe se ndonëse partnerja e thërret “zemër”, ai i përgjigjet “Oj gru”.


Shtuar 23.04.2020 10:11