Me fustanin e bardhë të nusërisë, “Kumud” mahnit me pamjen (FOTO LAJM)

Aktorja Jennifer Winget arriti një famë të madhe me rolin e saj “Kumud”, në serialin “Sarasvatiçandra”. Ky serial është transmetuar në disa vende të botës, mes tyre edhe në Shqipëri vite më parë në TV Klan.

Aktorja sot është 34 vjeç, vazhdon të aktrojë në seriale shumë të suksesshëm dhe është një nga figurat më të komentuara në Indi. Së fundmi Jennifer ka veshur një fustan të bardhë nusërise dhe i ka mahnitur të gjithë.

Aktorja ka pozuar për një set të ri fotografik, duke dhënë edhe një këshillë të rëndësishme për këtë periudhe pandemie koronavirusi. “Qëndroni brenda! E meritoni këtë pushim.

Është çështje kohe. Qeveria nuk mund të bëjë asgjë nëse ju nuk bashkëpunoni. Distancimi social nuk vret, por virusi vret. Mos bëni panik, adoptoni një qen, luani me qenin tuaj gjithë ditën. Ju ndihmon. Teksa ne shërohemi, edhe toka shërohet gjithashtu”-shkruan “Kumud”.


Shtuar 27.04.2020 12:19