Me flokë të shkurtër e të zinj, nuk do ta njihnit Gigi Hadid pas ndryshimit drastik (FOTO LAJM)

Gigi Hadid është padyshim një nga modelet më të bukura në botë dhe për këtë biem të gjithë dakord.

Modelja ka vendosur të kornizohet sa i përket paraqitjes së jashtme, si biondja simpatike me flokët e gjata dhe pavarësisht ndryshimeve të vogla për hir të profesionit, deri tani nuk ka bërë ndonjë ndryshim drastik.

Mirëpo, ajo na ka habitur të gjithëve pak minuta më parë kur ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram disa foto të realizuara në dhjetor në Paris për Chanel.

Gigi në këto foto shfaqet me flokë të zinj e të shkurtër, duke na lënë të gjithëve pa fjalë.

Në disa foto të tjera ajo shfaqet topless dhe mjaft seksi duke i vënë zjarrin Instagramit, teksa sipas përllogaritjeve gjatë këtij seti ajo ka qenë në javët e para të shtatzënisë.


Shtuar 4.08.2020 07:17