Luana tentoj të bëj një video tutorial, por të gjithë u shkrin së qeshuri (VIDEO)

Gjatë këtyre ditëve të izolimit në shtëpi, si pasojë e situatës me Covid-19, një nga frazat që përsërisim më shpesh me familjarët tanë por edhe në postimet në rrjetet sociale është: ”Jena mirë”.

Sigurisht që sa më shumë e përsërisim, aq më shumë tregojmë që nuk ”jena” aspak mirë, sidomos për ne që kemi humbur numërimin e ditëve të karantinës. Në fakt nga e qëndruara në shtëpi, vetëm të mira mund të na vijnë këto kohë, megjithatë mund të ndodhë dhe të harrojmë të bëjmë disa gjëra bazike, si për shembull realizimin e një videoje.

Kështu ka ndodhur me Luana Vjollcën, e cila si të gjithë është e izoluar në shtëpi dhe këtë kohë ka menduar ta përdorë për të bërë për herë të parë një video tutorial, ku do mundohej t´i tregonte ndjekësve se si e bën make up-in. Megjithatë ”efekti karantinë” ka bërë te moderatorja që mos të arrijë të bëjë as edhe një video ”normale”, tregues që siç thotë ajo, është shumë mirë.


Shtuar 27.03.2020 15:16