Kur ishte brenda “BB” i nxorrën fotot intime me të dashurin, Genta tregon si e përballoi

Genta Gjalpi ka folur lidhur me eksperiencën e saj pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother”.

E ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Genta ka treguar se për shkak të publikimit të fotove intime me të dashurin në momentin kur ajo ishte brenda “Big Brotherit”, e ka përjetuar keq eksperiencën e saj.

Ajo u shpreh se kur kishte dalë kishte rënë në depresion dhe nuk kishte pasur guxim që të shihte familjarët në sy.

“Kam qenë e padjallëzuar dhe nuk e dija ç’më priste. Kur kam dalë kam qënë në depresion për disa gjëra që kanë ndodhur aty.

E kam përjeturar shumë keq. Kur isha brenda ndodhën disa gjëra jashtë nga një lidhje e ime romantike jashtë. S’i dilja dot para familjes dhe njerëzve të tjerë,”-u shpreh Genta.


Shtuar 4.03.2020 18:26