Konkurentja joshëse në “Përputhen” rrëmben zemrat e djemve: I shpreh dëshirën e madhe (FOTO LAJM)

Me një tortë në duar dhe një qiri për t’u fryrë, Brikeno iu drejtua Margaret në një moment në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”. “Mendo një dëshirë për ne të dy dhe më pas fryji”, i thotë Margaretës Brikeno. “Dua që koronavirusi të mbarojë dhe ne të dy të ikim në plazh, por duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri”, u shpreh Margaret.

Kjo ishte një surprizë e papritur që Brikeno i bëri Margaretës. Dyshja ka bërë një takim sëbashku dhe siç e konfirmuan dhe ata vetë, çdo gjë shkoi shumë mirë.

Afeksioni mes tyre nuk mungon dhe në javën e ardhshme ata vendosën që të bënin takimin e tyre të dytë. Mos kanë nisur shkëndijat e para për krijimin e një çifti të ri në “PërPuthen”?


Shtuar 18.05.2020 07:24