Këngëtaret shqiptare nuk i rezistojnë festë, kthejnë karantinën në “koncert” (FOTO LAJM)

Për shkak të pandemisë së Koronavirusit, të gjithë qytetarët janë detyruar të vetëkarantinohen dhe në këto momente kur e gjithë familja është bashkë krijohen kujtimet më të mira.

Mbrëmja e së shtunës do të mbahet mend për këngëtaret Adelina dhe Vjosa Emini të cilat organizuan në shtëpi një mbrëmje salsa, pa e çuar në mendje situatën që ka sjellë pandemia e shkaktuar nga Covid 19.

Këngëtaret kanë publikuar në Instagram disa video ku shfaqen duke kërcyer me muzikën në sfond teksa japin dhe një mesazh: “Dashuria, respekti dhe pozitiviteti janë elementet më të forta për të përballuar këtë sfidë”.


Shtuar 20.04.2020 07:38