S’e ka bërë asnjë VIP më parë, Kate “rrëmbën” vëmendjen në çmimet Bafta (FOTO LAJM)

Të parakalosh në tapetin e kuq përkthehet në orë të tëra punë nga shtëpitë e mëdha të modës për të dizenjuar fustane nga më të veçanta, orë të tëra për të bërë make-up, për të zgjedhur bizhuterinë, e shumë detaje të tjera që ndoshta një njeri i thjeshtë nuk e di.

Megjithatë, për Kate Middleton nuk ka qenë aspak e tillë. Dukesha ka marrë të gjithë vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, kjo sepse ajo ka guxuar shumë.

Kate ka veshur të njëjtin fustan që ka veshur në të njëjtën ceremoni, 8 vite më parë. Asnjë VIP nuk e ka bërë më parë këtë gjë, epo Kate po dhe nuk është hera e parë.


Shtuar 3.02.2020 12:22