“Ju lutem, bëjeni edhe ju”, infermirja italiane bëhet virale në rrjet (FOTO LAJM)

Postimi i një infermiereje italiane nga Grosseto, Toskanë, po bën xhiron e rrjetit. Alessia Bonari shkruan për të gjithë vështirësitë dhe frikën me të cilat po përballet në një situatë kaotike si ajo e mjekësisë italiane. Ajo kërkon nga njerëzit që të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë vetëm një gjë: Të qëndrojnë në shtëpi!

Postimi prekës i infermieres: ‘Ju lutem, bëjeni edhe ju

Në foton e postuar në Instagram duken shenjat në fytyrën e Alessia-s, të shkaktuara nga pajisjet mbrojtëse kundër koronavirusit.

Postimi prekës i infermieres: ‘Ju lutem, bëjeni edhe ju

“Unë jam infermiere dhe jam duke u përballur me këtë urgjencë mjekësore. Kam frikë edhe unë, kam frikë të bëj pazar, kam frikë të shkoj në punë. Kam frikë sepse maska mund të mos i përshtatet mirë fytyrës sime, ose ndoshta prek fytyrën padashje me dorezat e ndotura, ose ndoshta syzet nuk m’i mbulojnë mirë sytë dhe mund të infektohem. Jam e lodhur fizikisht sepse pajisjet mbrojtëse shkaktojnë dhimbje, më bëjnë të djersimet dhe pasi i kam veshur, nuk mund të shkoj në banjë ose të pi ujë për gjashtë orë. Jam e lodhur psikologjikisht si të gjithë kolegët e tjerë që me javë të tëra jemi në këtë gjendje, por kjo s’do të na pengojë të bëjmë punën tonë siç e kemi bërë gjithnjë. Do të vazhdoj të kujdesem për pacientët e mi, sepse e dashuroj punën time.”

Më tej, shton:

“Ajo që i kërkoj kujtdo që po e lexon këtë postim, është që të mos na i vështirësojë punën, të qëndrojë në shtëpi sepse kështu mbrojmë edhe ata që kanë shëndet më problematik. Ne të rinjtë nuk jemi imunë ndaj koronavirusit, edhe ne mund të sëmuremi, ose më e keqja mund të sëmurim të tjerët. Nuk e kam luksin të kthehem në shtëpi, por duhet të bëj pjesën time. Bëjeni edhe ju tuajën, ju lutem.”


Shtuar 12.03.2020 16:21