Jonida Maliqi i përgjigjet kërcënimeve të ish shoqes: Kam prova, kam foto (VIDEO)

Marrëdhënia mes Jonidës dhe ish-mikeshës së saj, Albës nuk ka qenë aspak e mirë, por tani situata ka përshkallëzuar. Pasi Jonida e çoi në gjyq për postimin që bëri një ditë më parë, Alba ka bërë një tjetër deklaratë ku pretendon Jonida ka ofenduar familjen dhe fëmijën e saj ende pa lindur dhe shkruan se nuk do t’ja falë.

“Ti mund të flasësh gjepura për mua, gjërat materiale s’më interesojnë dhe s’kanë rëndësi, por në momentin që flet gjëra të papërshtatshme për familjen time dhe sidomos për fëmijën tim ende të palindur, atëherë do të më interesojë dhe s’do të fal dhe s’do e harroj kurrë”, shkruan Alba.

Jonida me një video në Instastory sqaron se nuk ka borxh ndaj askujt prandaj vendosi që çështjen ta çojë në gjyq. Këngëtarja tregon se ka prova e foto kundër ish-mikeshës.

“Pershendetje te gjitheve, faleminderit shume per suportin tuaj, nuk ka qene aspak e lehte sepse keto situata vijne nga njerez qe ke ngrene buke, qe i ke futur ne shtepi fatkeqesisht. S’i kam borxh askujt ndaj çeshtjen po e çoj ne menyre zyrtare dhe ligjore sepse kam prova. Krahas kësaj nuk mallkoj se jam nene vetë. Dhe nese ke prova qe te kam mallkuar, pse s’i ben publike? Unë kam foto, kam prova te shkruara nga ty”, shprehet Jonida.


Shtuar 4.03.2020 14:40