Ishte shtatzanë, e dashura e Ruganit rrëfen tmerrin kur morën vesh që ishin prekur nga koronavirusi

Michela Persico, e dashura e mbrojtësit të Juventusit Daniele Rugani, ka folur në lidhje me frikën që ndjeu pasi mori koronavirusin ndërsa ishte shtatzënë.

Rugani ishte një nga futbollistët e parë të profilit të lartë që testoi pozitiv për Covid-19, me atë dhe Persico që shfaqën simptoma të buta në fillim të marsit.

Të dy tani janë rikuperuar plotësisht dhe janë të vetëdijshëm për faktin se ata kishin fatin të kishin vetëm simptoma të buta, por Persico thotë se faktorët e panjohur rreth virusit e forcuan frikën e saj, përcjell lajmi.net.

“Tani jam mirë, por për fat të mirë kam pasur vetëm simptoma të buta: humbja e erës dhe shijes, ethe, lodhje. Në krahasim me shumë të tjerë, unë dhe Daniele ishin shumë me fat”, tha Persico për Tuttosport.

“Çështja më e madhe ishte frika për këtë shtatëzani dhe të qenit vetëm, duke parë se Daniele ishte gjithashtu i sëmurë dhe izolohej, për të mos përmendur shqetësimin për familjen time”.

“Prindërit e mi në Bergamo më thanë që vazhdimisht dëgjonin sirena të ambulancave nëpër rrugë dhe asgjë tjetër. Ky ishte ende fillimi i marsit”.

“Ditën kur zbulova se Daniele kishte testuar pozitive, thjesht supozova se isha gjithashtu. Menjëherë mendova se si mund të ndikonte kjo tek fëmija. Ishte virus i ri, nuk dija shumë, kisha frikë për pasoja”, u shpreh Persico.


Shtuar 24.05.2020 17:06