Ikona e bukurisë, çfarë hante për mëngjes Marilyn Monroe

Shkonte ne shtrat duke “veshur” vetëm dy pika nga parfumi i saj i preferuar, por çfarë hante ikona e mrekullueshme e kinemasë Marilyn Monroe për te qene e bukur?

Veze, mish dhe shume karota, bukuria e divës pa kohe Marilyn Monroe fshihej nga një sekret i vetëm, një diete me baze proteinash dhe vitaminash dhe sigurisht ndonjë ushtrim fizik për te mbajtur formën e shkëlqyer te trupit.

Ne një interviste për Pageant Magazine e bere ne vitin 1952, ikona e Hollyëood shpjegonte fansave te saj se cila ishte rutina e saj ushqimore e përditshme duke nisur me mëngjesin deri ne mbrëmje. Një diete qe kaloi dhe dietën e famshme Paleo Diet shume ne mode për këtë vit e përberë nga proteina, perime dhe fruta.

Veze për mëngjes

Harrojeni gjalpin dhe bacon tipike për një american breakfast aktorja ne fakt ne mënyrën e saj konsumonte vezët ne mëngjes. “Thyej dy veze brenda një gote te ngrohte me qumësht, i përziej dhe e pijë ndërsa vishem. Shtoj një pilulë intriguese vitaminike dhe kaq”.

Proteinat e mishit ne mbrëmje

Aktorja nuk e hante dreken dhe konsumonte vaktin e saj te preferuar kur kthehej ne hotel: “Darka ime ne shtëpi është shume e thjeshte.

Çdo mbrëmje ndaloj ne dyqanin me te afërt për te marre një biftek, brinje vici apo mëlçi qe i gatuaj ne furre . Unë zakonisht konsumoje katër apo pese karota te gjalla se bashku me mishin dhe kjo është e gjitha”.

Një vakt me shume
Mes mëngjesit dhe darkës Marilyn Monroe nuk i rezistonte dot ndonjë gjeje te mire: ” Besoj se është një gjë e mire për mua te konsumoj diçka te lehte gjate ditës sepse ne muajt e fundit kam bere zakon te ndaloj tek një dyqan akullore pas leksioneve te aktrimit”.

Një moto

Për sa i përket aktivitetit fizik mesa duket Marilyn Monroe qëndronte ne forme me ushtrime te zgjedhura për këmbët dhe krahët te cilat i bënte vet. ” Nuk do ti duroja dot ushtrimet nëse do te isha nen presionin e një disipline”.


Shtuar 11.06.2020 06:30