I shqetësoi të gjithë me videon nga siptali, Morena zbulon gjendjen e të atit (FOTO LAJM)

Këngëtarja Morena Taraku para dy ditësh publikoi në rrjete sociale një video të të atit. Ai ishte shtrirë në spital dhe Morena po kujdesej për të duke e ushqyer.

Ndjekësit e saj janë shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe si rrjedhojë i kanë dërguar mesazhe të shumta. Nisur nga kjo, këngëtarja ka publikuar së fundmi një foto të të atit duke treguar se videoja ishte bërë
një vit më parë.

“Faleminderit për interesimin, videoja ishte e një viti më parë. Ai është mirë dhe po ia del shkëlqyeshëm”, ka shkruar Morena krahas fotos. Kujtojmë se ajo është shumë e lidhur me të atin dhe gjithmonë ka treguar se është mbështetja e saj më e madhe.


Shtuar 9.05.2020 13:14