“Heshtin sa i do qejfi dhe pastaj e tregojnë për gallatë”, komenti i ndjekësit nxeh Arbana Osmanin

Një histori dramatike pritet të publikohet mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Një vajzë 27 vjeçe e rritur jetime në Shkodër ka gjetur forcën për të dalë publikisht dhe të denoncojë rastin e tmerrshëm të abuzimit.

Vajza ka treguar dhe ka denoncuar në polici abuzimin nga personat që kishin për detyrë që ta mbronin dhe kujdeseshin.

Ndërkohë sot policia e Shkodrës ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushë- Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Në spotin e emsionit të publikuar në mediat sociale, moderatorja Arbana Osmani është hasur me një koment të një ndjekësi i cili e quan gallatë historinë.

“Keto heshtin sa i do qejfi dhe pastaj e tregojne per gallate si “the show of past”.per gallate se kur ndodh i pelqen …”- shkruan ndjekësja.

Kjo ka nxitur reagimin moderatores e cila, fton ndjekësit që ti bëjnë report faqes së saj, e cila po reklamon edhe disa produkte.

“Uroj me gjithe shpirt qe kurre mos te te shitet asnje parfum dhe ftoj te gjithe ndjekesit e mi te te bejne “report” ty dhe biznesit tend per kete koment.”- shkruan Arbana.


Shtuar 6.06.2020 14:29