Habit këngëtarja shqiptare: Para se të dilja te Kënga Magjike bëra hundën (VIDEO)

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ishte këngëtarja e cila ra shumë në sy gjatë “Këngës Magjike”, me baladën e saj “Bosh”. Marjona Metohu tregoi se njerëzit e kanë pëlqyer shumë këngën, por shumë nuk e dinë që e këndon ajo sepse nuk e njohin.

Gjatë emisionit, Marjona tregoi edhe një detaj për pamjen e saj, duke pranuar se ka bërë hundën.

“Kam bërë ndërhyrje. 2 javë para se të dilja në Kënga Magjike kam bërë hundën. Mendoj që disa njerëz e kanë vënë re e disa jo. Ata që më njohin nuk i ka shpëtuar si detaj ndërsa ata që nuk më njohin nuk e kanë vënë re”, tregoi Marjona.


Shtuar 23.01.2020 10:24