Gjiko feston ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç mbush këngëtari (FOTO LAJM)

Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Gjiko, është një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës.

Në një periudhë të shkurtër kohore ai arriti të merrte famë të madhe dhe hitet e tij numërojnë tashmë miliona klikime.

Sot, reperi feston ditën e tij të lindjes dhe për të gjithë kuriozët, Gjiko ka lindur më 3 janar të vitit 1991.

Pra, sot ai mbush plot 29 vjeç!

Përveç suksesit në muzikë, Gjiko është bekuar edhe me një familje të bukur.

Një vit më parë, ai dhe partnerja, moderatorja Elita Rudi, u bënë prindër të një vogëlushi të cilin e pagëzuan me emrin Zëri.


Shtuar 3.01.2020 09:05