Fjoralba Ponari pyetet për virgjërinë, ja përgjigja e saj

Moderatorja në Top Channel, Fjoralba Ponari, ka ndarë me fansat në Instagram idetë e saj rreth virgjërisë.

“Si mendon, virgjëria në Shqipëri është tabu apo injorancë?”,u pyet moderatorja nga fansat, e cila nuk ngurroi t’i përgjigjej.

“Për sa kohë ka meshkuj që zgjedhin të bredhin lule më lule vet por nusen e duan të virgjër… e femra që zgjedhin të kenë marrëdhënie, e kur vjen koha e martësës në fund qepen, sikur ajo pika e gjakut do i vejë vulën zgjedhjeve të së kaluarës së saj…

Flasim për tabu… aty ku me ndërgjegje himeni vlen më shumë se dëshirat dhe emocionet individuale.”-shkruan Ponari.


Shtuar 12.05.2020 20:13