Eni Koçin e “gjen belaja” me Gencin, tregon çfarë i ndodhi gjatë vizitës në Berat (FOTO LAJM)

Këngëtarja Eni koçi dhe i fejuari i saj reperi Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të dashura të showbizit. Së fundit ata kanë udhëtuar dhe kanë vizituar qytetin e Beratit. Duke e ditur pasionin dhe njohuritë e shumta të Gencit, reperi nuk ka mundur të mos interesohet për ndërtimin e ndërtesave dhe për këtë ai nuk nguron të pyesë banorët.

Eni e cila po e shoqëron, nuk ka mundur ta fshehë ndjenën e krenarisë dhe krahas videos ku Genci shihet duke biseduar me banorët ajo shkruan: Kur e ke burrin historian dhe do të dijë saktësisht kohën e ndërtimeve që janë bërë… sigurisht që pyet banorët.”

Kujtojmë se dyshja prej vitesh janë në një marrëdhqënie dashurie dhe bashkëjetojnë.


Shtuar 19.07.2020 12:05