“Enca është paguar më shumë”, akoma pa dalë filmi, plas sherri mes Xhodës dhe Ermalit (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Enca dhe aktori i humorit Irgen Çela janë dy ndër personazhet që luajnë në filmin shumë të përfolur të Ermal Mamaqit “I love Tropoj”, por cili prej të dyve paguhet më shumë?

Ermali ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Treshat”, i shoqëruar nga Irgeni, i njohur nga të gjithë si Xhoda. Të ndodhur në prapaskenë, dy vëllezërit binjakë- Donaldi dhe Romeo, e kanë pyetur Xhodën rreth filmit, rreth punës së shkëlqyer të Ermalit dhe rreth pagës së personazheve, duke përmendur konkretisht pagën e Encës, e cila sipas tyre është paguar me 7 mijë euro.

Në këtë moment, pak para se emisioni të vazhdonte, Xhoda ka diskutuar me Ermalin dhe ky i fundit është shprehur se Enca paguhet më shumë 7 mijë euro.
“Ne kur e kemi bërë atë bisedën në fillim, the që është me skena, domethënë në varësi të skenave dhe me sa janë bërë xhirimet, personazhi im është personazh më i madh, ti vetë ke thënë që paguhet në bazë të ditëve të xhirimit, ditët e mia të xhirimit janë më shumë se sa personazhi i asaj, pa pasur asgjë me të”, është shprehur Xhoda.

Ndërkohë Ermali ka replikuar se Enca ka 2 milion folloëers në Instagram. “Atëherë nëse bëhet muhabeti për 2 milion folloëers, se tani unë po flas për atë po inatin e kam me ty, edhe unë kam bërë një h**e me shkollë, a kupton, edhe nuk është se jam një njeri që erdha nga rruga, kam bërë shkollën, po marr pjesë në emisionin më të mirë të humorit, domethënë vij nga nji background, ajo ka folloëers unë kam ndjekjen në fundjavë”, ka vazhduar Xhoda.

Ai ka kërkuar nga Ermali që t’i shkurtojë pjesët e tij, t’i bëjë sa pjesët e Encës ose ta heqë fare nga roli. Debati i lartpërmendur është realizuar në kuadrin e shakasë, për kamerat e fshehta të emisionit “Treshat”. Aktorët e “I love Tropoja” ruajnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe publiku mezi po pret t’i shikojë të gjithë së bashku me 29 Janar!


Shtuar 28.01.2020 09:08