E kuruar kokë e këmbë, më kë po del kaq joshëse në takim romantik e dashura e Stresit (FOTO LAJM)

Prej kohësh Keisin dhe Stresin nuk i shohim më bashkë. Reperi ështën Shqipëri aty ku po angazhohet me projektet e reja muzikore, ndërsa nga ana tjetër Keisi vijon jetën e saj në Kanada.

Lidhja e tyre ka patur shumë ulje dhe ngritje, por tani ata kanë preferuar që të mos prononcohen nëse janë ende bashkë apo jo. Por pavarësisht kësaj, nuk mungojnë postimet në rrjetet sociale ku ata mbështesin njëri-tjetrin publikisht për projektet e reja.

Por së fundmi Keisi i ka habitur të gjithë me një postim të bërë në “Instastory”. Bukuroshja brune ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur super seksi me të bardha, teksa pozon në makinë dhe shkruan se po del në një takim romantik.

“Takimet (romantike) që bëhen gjatë ditës janë më të mirat”, shkruan Keisi duke ngjallur sërish dyshime për një ndarje të mundshme nga Stresi.


Shtuar 2.09.2020 11:06