Doktor Skerdi zbulon çfarë i tha gruaja pasi u qeth tullac: Kam fjetur 3 ditë në bodrum

Doktor Skerdi Faria, njihet nga të gjithë për karakterin e tij karizmatik, por edhe si një personazh tepër aktiv në rrjete sociale.

Pikërisht në Instagram, doktori, me anë të një lidhje live me komedianin Ermal Mamaqi, është qethur tullac. Një veprim ky që më herët e ka bërë dhe Ermali. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Shqipëria Live”, doktori veç prerjes së flokëve, foli edhe se si po e kalon periudhën e vetëizolimit në shtëpi.

“E bëra live në Instagram së bashku me Ermal Mamaqin. Është hera e parë që i kam prerë flokët tullac. Në Romë është pashka e vogël dhe është traditë që bëhen piknike (po bënte barbeque, e thënë ndryshe ushqime në zgarë).

Gruaja nuk e priti kaq mirë këtë ndryshim dhe më përzuri nga dhoma, e kam ndenjur tre ditë duke fjetur në bodrum me minj. Më ktheu kurrizin më mbajti inat, por më pas shpërtheu dashuria e madhe që ajo ka pasur për mua.

Dikush më krahasoi me Shrek, dikush me xhuxhin e Borëbardhës, askush s’më mërziti, biles kishte edhe nga ata që më thanë dukesha më i ri.

Mua më kapi karantina edhe isha bërë goxha për t’u qethur dhe s’po dija çfarë të bëja. Goca më tha do t’i pres unë, po ashtu edhe gruaja, s’kisha besim tek ata dhe thash po i fus një të rruajtur. As e marr vesh si po ikin ditët, unë jam në kontakt me njerëzit e stafit.

Më ikën dita duke lexuar, bëj gallatë në Instagram, më ikën dita. Së bashku me djalin kemi krijuar një palestër të vogël edhe bëjmë stërvitje. Çfarë ka Pipero më shumë se unë.

Doktor ai doktor unë, tullac ai tullac unë. Unë jam i hollë i gjatë dhe me pak kurriz të dalë”, u shpreh me humor doktor Skerdi.


Shtuar 13.04.2020 16:27