Çmendi rrjetin, Tayna “thyhet në mes” për një foto (FOTO LAJM)

Reperja e njohur Tayna, në një kohë të shkurtër, është kthyer në një ndër reperet më të suksesshme të Showbizit shqiptar. Ajo është po ashtu shumë aktive në rrjete sociale ku publikon shpesh foto nga përditshmëria ose koncertet.

Fotot e saj çmendin rrjetin por së fundmi Tayna na ka treguar se i ndodh të thyhet në mes për të dalë ashtu siç duhet. Mbrëmjen e djeshme reperja ka publikuar një foto para pasqyrës, ku duket shumë provokuese, e veshur me një kostum bardhë e zi: bluzë e shkutër dhe e hapur në pjesën e gjoksit dhe pantollona të ngushtë.

“Pas kësaj fotoje u thyeva dhe desh m’u ndal fryma…”, ka shkruar Tayna krahas fotos.


Shtuar 11.01.2020 11:13