Arbana Osmani kthehet shumë vite pas me videon epike: Programei më i dashur (VIDEO)

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani është kthyer pas në kohë duke ndarë me ndjekësit e saj një pjesë nga formatet e saj më të dashura të drejtuara disa vite më parë ‘1001 Pse’.

“Sapo me derguan kete video dhe me risollen kujtime kaq te bukura me keta femije qe tani jane rritur aq shume saqe kur me hasin ndonjehere ne jeten e perditshme nuk i njoh🙈🙈🙈 Ky program ka qene nje nga programet e mia me te dashura❤️ #1001pse @topchannelalbania”, ka shkruar Osmani krah postimit në llogarinë e saj ku shfaqet me disa nga fëmijët e programit me të cilët nuk ka munguar humori dhe energjia pozitive.

Ky postim i ka bërë mjaft nostalgjikë edhe ndjekësit e moderatores që kanë nisur të lënë një sërë komentesh poshtë saj.

Kujtojmë se momentalisht Osmani është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe fill pas këtij momenti pritet të kthehet në ekran me formatin ‘Dua të të bëj të lumtur’.


Shtuar 6.09.2020 13:28